Site icon PORTALB

Trend bukurie: Akull në fytyrë, bën mrekulli

Akull në fytyrë

Kalimi i akullit në fytyrë është trendi më i ri i bukurisë. Kjo metodë rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndrritshme.

Lëkurë më e butë
Kjo metodë zgjeron poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e bën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.  Nëse e përdorni këtë gjë para se të vendosni grimin, baza juaj e fytyrës do të duket më e mirë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut
Kur aplikohet akulli ajo rrit rrjedhjen e gjakut duke kontraktuar enët e gjakut dhe më pak gjak do të arrij në sipërfaqe të lëkurës. Kjo është shumë e dobishme për inflamacion.

Është e mirë për sy të enjtur
Do të mundësojë largimin e ënjtjes nën sy në mënyrë graduale nëse përdoret për një kohë më të gjatë.

Largon dhe parandalon rrudhat
 Preferohet të bëhet për një periudhë kohe dhe në këtë mënyrë do të eliminohet paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyre ekzistuese.

Exit mobile version