Site icon PORTALB

Haradinaj tregon arsyet pse do të shkon te Presidentja

Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar ose si të ngutshme, ose si agjendë deklarimet e, siç ka thënë, disa individëve në lidhje me vendimin e tij për të shkuar në takim te presidentja.

Në një komunikatë dërguar medieve, Haradinaj ka dhënë 6 arsyet e tij pse po vepron ndryshe nga dy krerët e partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së e Fatmir Limaj i Nismës. Ka thënë se opozita nuk po përçahet. Por një dozë kritike e ka pasur për kolegët e tij opozitarë.

“Vlerësoj se vetizolimi i udhëheqësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj, te arsyeja e tij e pestë.

E pikërisht aty ka kritikuar deklarimet e opozitës.
“Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë”, ka thënë ai.

Ka qenë hiç më pak se nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ai që ka komentuar vendimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga.

Çaushi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi për pjesëmarrje në takimin e thirrur nga Jahjaga me Mustafën e Thaçin, është flirtim me ta.

“Ky takim me Thaçin e Mustafën është shkelje e rezistencës gjashtëmujore të opozitës së bashkuar. Prandaj, ky takim është i gabueshëm për opozitën dhe i dëmshëm për Kosovën. Takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me ta, për t’iu ndihmuar ambicieve të tyre (Thaçi që do të bëhet me çdo kusht President e Mustafa të mbetet me çdo kusht kryeministër). Takimet me ta janë afrim e bashkim me qeverisjen e tyre. Janë në kundërshtim të plotë me tërë atë që është ndërtuar deri tash me protestën e qytetarëve, aktivistëve e deputetëve, protestë kjo e cila e ka dëshmuar qartë se interesat e regjimit në njërën anë dhe ato të Republikës e të qytetarëve në anën tjetër, janë në kundërshtim me njëra tjetrën”, ka thënë Çaushi.

Exit mobile version