Site icon PORTALB

Shkodër: Sekuestrohen 109 kg drogë, një në pranga e dy në kërkim

Kanabis

Kanabis

Janë sekuestruar rreth 109 kilogramë kanabis sativa. Kështu ka njoftuar policia e Shkodrës, e cila ka bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë edhe një person.

Gjithashtu, blutë e këtij qyteti kanë njoftuar se kanë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë.

Mësohet se, në pranga ka rënë 38-vjeçari Gjin Qarrica, banues në Grudë të Re, ndërsa janë shpallur në kërkim 61-vjeçari me iniciale K. K., dhe djali i tij, 18-vjeçari S. K.

Policia e Shkodrës bën të ditur se tre shtetasit në fjalë akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Exit mobile version