Site icon PORTALB

Kiracovski: Parandaluam largimin e 1700 nëpunësve të administratës

Aleksandar Kiracovski

Nëpunësit e administratës këtë vit nuk do të testohen dhe as dënohen. Zëvendësministri plotësues nga radhët e LSDM-së Aleksandar Kiracovski gjatë publikimit të një pjese nga vlerësimet e vitit të kaluar, deklaroi madje se me reagimin e tij në kohë kishte parandaluar dënimet dhe largimin nga puna të rreth 1700 nëpunësve, transmeton Alsat-M.

Kiracovski tha se së shpejti pret që të zbardhet numri i saktë i nëpunësve të administratës edhe pse institucionet përpiqen të mbajnë të fshehtë numrin e tyre. Sipas informatave të Alsat, kjo çështje ka qenë edhe në qendër të diskutimeve në KSHZ-së. Në këtë kuadër Kiracovski ka kërcënuar ministren Marta Arsovska Tomovska për veto të mundshme ndaj listës së administratorëve që duhet të angazhohen për organizimin e zgjedhjeve e që do të dorëzohet në KSHZ-së, nëse më parë nuk publikohet numri i saktë i të punësuarve në administratë.

“Mos t’ju frikësojnë me dënimet në vlerësimin për vitin 2016. Mos bini pre e presioneve të tyre. Në vitin 2016 vjen një pushtet i ri në krye me LSDM-në dhe ne do ta pezullojmë këtë vlerësim absurd. Do të vendosim model evropian të avancimit sipas nivelit të karrierës, që do të varet nga vitet e kaluara në profesion. Ndërsa suksesi në punë do të sjellë pagë më të lartë. Kriteri kryesor për punësim nuk do të jetë libreza partiake, por profesionalizmi dhe përvoja e punës“, deklaroi Aleksandar Kiracoski, zëvendësministër plotësues për administratë dhe shoqëri informatike.

Exit mobile version