Site icon PORTALB

Gruevski: Prokurorja speciale të mos ndikohet nga partitë

Nikolla Gruevski

Prokuroria speciale u formua me mbështetjen e katër partivpe më të mëdha dhe Qeverisë. Ata e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin. Kështu është shprehur ish kryeministri Nikolla Gruevski, pas shqetësimit të shprehur nga ana e përfaqësueses së SHBA-ve në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vienë, e cila kërkoi që partia më e madhe në Qeveri të mos e sulmojë Katica Janevën, transmeton Portalb.

“Prokurorja duhet të ketë kujdes të mos lejojë të ndikohet nga partitë politike, por të punojë sipas ligjeve”, tha Gruevski.

Kujtojmë se kohëve të fundit, në adresë të prokurores speciale kanë arritur edhe padi penale. Këtë situatë ekspertët e kanë vlerësuar si trysni ndaj saj./Portalb.

Exit mobile version