Site icon PORTALB

Keri: Rusia të ndërpret me bombadimin e grave dhe fëmijëve në Siri

John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri kërkoi nga Rusia që ta ndërpret bombardimin në Siri dhe të vendos ndërprerje të zjarrit në vend.

Keri tha se Rusia dhe Siria e kanë shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që kërkon armëpushim në luftën civile, por janë duke u zhvilluar bisedime për zgjidhjen e problemit dhe për ripërtritjen e negociatave për paqe.

“Rusia ka indikuar tek unë në mënyrë tejet direkte se ata janë të përgatitur për ta bërë armëpushimin”, u theksoi Keri mbrëmë gazetarëve në Uashington dhe ka shtuar se “iranianët kanë konfirmuar në Londër, para një dite e gjysmë, se ata tash do ta mbështesin armëpushimin”.

“Modalitetet e vetë armëpushimit, po ashtu, po diskutohen dhe se rusët i kanë bërë disa ide konstruktive se si armëpushimi faktikisht do të mund të implementohej”, theksoi Xhon Keri.

Bisedimet për paqe në Siri, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, janë ndalur para tri ditësh, pasi ushtria e Sirisë, e mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, ka avancuar kundër forcave kryengritëse në pjesën veriore të rajonit Alepo, duke i bllokuar linjat e furnizimit humanitar për civilët.

Exit mobile version