Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kolabuar gjatë një sesioni fotografik në Miami dhe është dërguar në spital me një autoambulancë.
Fotografët kanë treguar se 22-vjeçarja është bartur nga një personel i emergjencës deri në autoambulancë pasi i kishte rënë të fikët.
Mjeku i Ritës, David Farcy, ka thënë për TMZ se këngëtarja është trajtuar në spital për rraskapitje dhe dehidrim.
Më pas ajo është lëshuar nga spitali dhe mjeku i saj thotë se është në gjendje të mirë.