“Rusia ka indikuar tek unë në mënyrë tejet direkte se ata janë të përgatitur për ta bërë armëpushimin”, u tha zoti Kerry mbrëmë gazetarëve në Uashington, dhe ka shtuar se “iranianët kanë konfirmuar në Londër, para një dite e gjysmë, se ata tash do ta mbështesin armëpushimin”.
“Modalitetet e vetë armëpushimit, po ashtu, po diskutohen dhe se rusët i kanë bërë disa ide konstruktive se si armëpushimi faktikisht do të mund të implementohej”, tha John Kerry.
Bisedimet për paqe në Siri, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, janë ndalur para tri ditësh, pasi ushtria e Sirisë, e mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, ka avancuar kundër forcave kryengritëse në pjesën veriore të rajonit Alepo, duke i bllokuar linjat e furnizimit humanitar për civilët.