Site icon PORTALB

Ergodan i drejtohet Moskës: Nuk jemi që duam të ndërhyjmë në Siri, por ju rusët po e pushtoni atë vend

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar ndaj akuzave të ngritura një ditë më parë nga Moska mbi një projekt të ndërhyrjes ushtarake turke në Siri, duke i quajtur ato si “ofenduese”.

“Deklarata e fundit e Rusisë është e pabazë. Eshtë pala ruse ajo që është përfshirë në një ofensivë ajrore në Siri”, deklaroi Erdogan nga Senegali ku ndodhet për një vizitë zyrtare, duke kritikuar pra njëherësh atë që e quajti “pushtimi rus” i Sirisë, mbëstetjen  ushtarake të ofruar nga ushtria ruse ndaj trupave të regjimit të Damaskut, por që ka degraduar në krime ndaj popullatës civile.

Exit mobile version