Rregullohet terreni sportiv në hyrje të Gostivarit

Komuna e Gostivarit, ka investuar 25 euro për rregullimin e  terrenit sportive në hyrje të qytetit në Gostivar, në afërsi të banesave kolektive në lagjen Maleardi.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ishte në terren me çka pa nga afër punët e realizuara, duke përgëzuar kompaninë “Kartel” për realizimin e punëve. 

“Komuna investon në sferën e sportit dhe ky është një prej investimeve të mëdha që bëhet në këtë terren sporti. Do angazhojmë edhe një punëtor që të kujdeset  për terrenin, që të mos lejoje që njerëzit e jo ndërgjegjshëm që nuk ja donë të mirën e fëmijëve dhe qytetarëve të Gostivarit të vijnë dhe  ti dëmtojnë”, theksoi kryetari Bejta. 

Këshilltari komunal njëherit edhe përgjegjës i sportit Argjent Beqiri  tha se investimet që bëhen nga komuna e Gostivarit në terrenet sportive janë të shëndosha. 

Lajme të ngjashme

Back to top button