Site icon PORTALB

FOTO/ SHBA, rrëzohet vinçi i ndërtimit, të paktën një i vdekur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga rrëzimi i një vinçi ndërtimi në një rrugë në Manhatan të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vinçi në Nju Jork

Vinçi u rrëzua mbi një makinë duke lënë të bllokuar një person. Sa i përket të plagosurit, ai është në gjendje kritike për shkak të plagëve të marra. Disa makina të tjera janë shkatërruar dhe dëme të shumta materiale kanë ndodhur në vendin ku u rrëzua vinçi. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen, ndërkohë që zyrtarët kanë nisur një hetim për këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

 

 

 


Vinçi në Nju Jork
Exit mobile version