Libi, ushtria merr kontrollin mbi Tripolin

Ministria e Mbrojtjes e Libisë konfirmoi të djelën vonë se ushtria ka marrë kontrollin e Tripolit, përfshirë lagjen e Gharghour, pikë kjo ku ishin të vendosura grupet e armatisura dhe milicitë.

Dëshmitarët okularë thanë se ata kanë parë grupet e armatosura duke lënë pikat e tyre, që në orët e hershme, transmeton Mesazhi.

Të gjitha zyrat qeveritare, shkollat dhe universitetet janë mbyllur sot, pas përleshjeve të djeshme që shkaktuan përleshje.

48 persona, përfshirë 32 civilë, u vranë në përleshjet vdekjeprurëse mes protestuesve libianë dhe milicive në lagjen Gharghour.

Libianët po luftojnë për të rivendosur rendin dhe ligjin në vendin e tyre, që nga vdekja e diktatorit Muamar Gadaf dy vjet më parë.

Qeveria kalimtare dhe forcat e saj të sigurisë kanë luftuar për të përmbajtur milicitë e armatosura që ndihmuan të përmbysin Gadafin, por që refuzuan të dorëzojnë armët pas kryengritjes së vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button