Zaev: Do ti padis të gjithë për trangujt
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në Strumicë paralajmëroi se para gjykatave kompetente do të kërkojë përgjegjësi për mediumet të cilat ditëve të fundit kanë shkruar për familjen e tij dhe rastin me eksportin e trangujve me pesticide.
“Në gjykatë do të thirret edhe zotëria Nikolla, i cili prezantoheshe si kryetar i një shoqate për bujqit dhe 5-6 bujq të involvuar që thanë një gënjeshtër të madhe dhe akuzuan familjen time për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve”, tha Zaev.
Ai tha se beson në gjyqësorin dhe se do të ndërmerr masa të nevojshme për dënimin e të gjithë pjesëmarrësve në prishjen e imazhit të familjes së tij.