Site icon PORTALB

Incident në Itali, një grua ‘sulmon’ John Kerry-n

John Kerry

John Kerry

Vizita e sekretarit amerikan Xhon Kerri në Itali nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.

Të martën, në fund të konferencës për shtyp me homologun italian Paolo Xhentiloni, një grua e pranishme në sallë iu drejtua shefit të diplomacisë amerikane: “Jeni ju që e krijuat Shtetin Islamik”.

Ajo u nxorr menjëherë nga salla nga karabinierët.

Pas takimit me Xhentilonin, sekretari amerikan i Shtetit tha se ishte i bindur se: “Koalicioni i drejtuar nga SHBA do ta shkatërrojë ISIS-in”.

Por ministri i jashtëm italian ishte më i përmbajtur: “Janë hedhur hapa përpara në terren, por triumfalizmi nuk na garantohet, duhet të vazhdojmë përpjekjen e armatosur në Irak”.

Ai shtoi se: “Përballemi me një organizatë që e rimerr veten shpejt për këtë arsye nuk duhet ta nënvlerësojmë”.

Exit mobile version