Site icon PORTALB

Pasiguria ekonomike nxitë të rinjtë të ikin nga vendi

Mbi sfidat e të rinjve të arsimuar në procesin e ikjes nga Maqedonia, Qendra për iniciativa evropiane ka organizuar debat me studentët. Kjo për qëllim për të evituar shkaqet e ikjes dhe sjelljen e rekomandimeve për ta parandaluar këtë fenomen në rritje e sipër, raporton Portalb.

“Qëllimi i Qendrës për iniciativa evropiane është të hetojë shkaqet e ikjes së te rinjve nga vendi. Që të mund të identifikojmë politikat negative. Të rinjtë janë forca lëvizëse e shoqërisë prandaj dhe duam të kontribuojmë për të rinjtë. Tani për tani nuk ka statistika, se sa të rinj kanë lëshuar vendin. Kështu që ne na duhen të dhëna, për hulumtime të mëtutjeshme. KSHZ ka dal me një numër prej 78 000 të atyre që kanë lëshuar vendin, por nuk dihet konkretisht sa prej tyre janë të rinj. Arsyet e ikjeve janë ekonomike, sociale … kërkim i mundësive të reja, e kështu me radhë. Me anë të hulumtimit tonë ne do ti identifikojmë shkaqet kryesore për ikjen e të rinjve”, tha Hristian Koneski, kryetar i QIE-së.

Vlatko Popovski, drejtori i Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë premtoi se për një afat të shkurtër do të ketë investues në Maqedoni të cilët do të kërkojnë kuadro vendas dhe të rinj.

“Përmenda gjitha masat që i marrim ne si Agjencia për punësim që të rinjtë të kualifikohen, të fitojnë shkathtësi dhe të punësohen, qoftë te investues vendas apo të huaj. Në Maqedoni çdo ditë e më shumë vijnë investues të huaj, që punën e parë e bëjnë duke u drejtuar në agjencinë tonë për të kërkuar kuadër. Mendojë se për një kohë të shkurtër do të dalim me vende të reja të punës që do të përfshijnë kuadrin e kualifikuar, së pari për lëmitë teknike, por shpresoj që do të ketë nevojë edhe nga lëmitë shoqërorë dhe kështu mendoj se do të mbajmë një numër të madh të të rinjve të mos ikin nga Maqedonia”, theksoi Popovski.

Ai ka njoftuar se 37% e qytetarëve që kërkojnë aktivisht punë janë të rinj. 16% prej tyre janë me arsim të lartë.

Sipas psikologes Diana Belevska më së shumti rrezikohen ato kuadro të cilëve nuk u vlerësohet dituria.

“Siguria e pamjaftueshme ekonomike është një nga komponentët që mund të rrezikojë funksionimin e personalitetit të shëndoshë, të shkaktojë situata stresuese. Por, ajo është vetëm një segment në sistemin e mundësive të tjera të cilët përbëjnë tërësinë për tu quajtur personalitet i shëndoshë”, tha Belevska./Portalb

Exit mobile version