Site icon PORTALB

Molotov e gaz lotsjellës në Greqi (VIDEO)

Policia greke, protesta në Greqi

Protestat e sindikatave greke në Athinë dhe Selanik, ashtu siç në fakt pritej u shoqëruan me akte dhune.

Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese kundër grupeve ekstremiste anarkiste, që hodhën mbi to gurë dhe bomba “molotov” .

Pllakat e trotuareve u kthyen në armë kundër policisë. U dëmtuan vitrina të dyqaneve në sheshin “Sindagma” dhe në rrugët Panepistimiu dhe Stadhiu, si dhe në sheshin “Omonia” ku u zhvilluan edhe protestat.

Qendra e Athinës është nën efektin mbytës të kimikateve të përdorura nga policia.

Përleshja mes policisë dhe grupeve anarkiste zgjati gati një orë.

Këto të fundit iu drejtuan sheshit të lagjes Eksarqia, ku rreth 300 prej tyre mbajnë nën tension situatën.

Policia thotë se ka disa të ndaluar lidhur me aktet e dhunës në Athinë. Përleshje dhe akte dhune u shënuan edhe në protestat e tjera në qytetet e mëdha, kryesisht në Selanik, ku qindra protestues u përleshën me forcat e rendit.

Exit mobile version