Site icon PORTALB

Zhbllokohet hekurudha afër Gjevgjelisë për transportin e migrantëve

Autobusët dhe taksitë privatë nga Komuna e Gjevgjelisë sot e kanë mënjanuar bllokadën nga hekurudha afër urës në Suva Rekë, me çka normalizohet edhe transporti i refugjatëve nga Gjevgjelia drejt Tabanocit, njofton MIA.

Vendimi për zhbllokimin e hekurudhës, në të cilin transporti i migrantëve është stopuar tashmë pesë ditë, pason pas vendimit të mbrëmshëm të Trupit koordinues për përballje me krizat, i cili mori vendim për transportin e migrantëve.

Pas mbledhjes së sotme nga shoqata e tranpsortuesve privatë informuan se sipas marrëveshjes, autobusët dhe taksitë në mënyrë të barabartë duhet t’i transportojnë migrantët, me atë që trenat do të kryejnë transport natën, ndërsa taksitë dhe autobusat ditën.

Nga shoqata e transportuesve privatë theksojnë se lënë hapësirë që në dhjetë ditët e ardhshëm të shihet se si do të funksionojë vendimi i marrë dhe marrëveshja e arritur në mbledhjen e sotme.

Exit mobile version