Site icon PORTALB

Urinoi në një shkurre përpara 11 vjetësh, pushohet nga puna

Stefano Rho

Stefano Rho

Një natë njëmbëdhjetë vjet më parë, ai urinoi në një shkurre në orën dy të natës në një vend të humbur, në Averara, një luginë piktoreske në Val Brembana (Bergamo, Itali), shkruajnë mediat italiane.

Për këtë vepër Stefano Rho, 43 vjeç, mësues në Bergamo, është shkarkuar sot menjëherë nga puna.

I akuzuar për akte të turpshme në publik, në kohën kur ai mori dyqind euro gjobë, e pagoi menjëherë atë dhe pa u ankuar. Por a mbaroi me aq?

As që bëhet fjalë. Sot ai u pushua nga puna.

Shkak për këtë u bë fakti se ai kishte deklaruara se nuk kishte patur asnjë të dënim të mëparshëm kur kishte filluar punë.

Exit mobile version