Site icon PORTALB

SHBA shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kundër ISIS-it në Libi

Presidenti amerikan Barack Obama tha se do të vazhdojë të monitorojë rreziqet dhe kërcënimet nga përhapja më e gjerë e organizatës terroriste ISIS në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nëse është e nevojshme do të ndërmarrin aksion në Libi për të ndaluar çdo kërcënim të mundshëm të ISIS-it.

“Në qoftë se është e nevojshme që SHBA-të të ndërmarrin aksion të njëanshëm për të mbrojtur popullin amerikan, presidenti nuk do të hezitojë ta bëjë këtë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Megjithatë, nuk ka dashur të komentojë nëse Obama tashmë ka sjellë ndonjë vendim për mundësinë e dërgimit të tokësore në Libi.

Ai vuri në dukje se presidenti i SHBA-ve të ketë thënë se “ka treguar gatishmërinë e tij vendimtare për aksion”.

Përndryshe, ISIS ka sulmuar infrastrukturën e naftës në Libi dhe ka pushtuar Sirtin, duke përfituar nga vakuumi politik në këtë vend. Libia së shpejti duhet të formojë qeverinë e unitetit kombëtar. Administrata amerikane ka theksuar se do të mbështesë një qeveri të tillë.

Exit mobile version