Nën pretendimin se tre palestinezë të rinj kanë mbajtur armë automatike, mjete shpërthyese dhe thika, policia izraelite thekson se forcat e sigurisë i kanë vrarë afër Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, pasi njëri prej tyre ka hapur zjarr duke plagosur dy punonjës policie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, ka deklaruar se sulmi ndodhi të mërkurën pasi policët paraushtarak kufitarë të Izraelit kanë vënë re tre persona të cilët kishin ngjallur dyshimin e tyre.
Ajo theksoi se policët i ndalën ata, pasi filluan t’iu kontrollojnë kartat e identifikimit, njëri nga të dyshuarit nxori armën dhe hapi zjarr, duke lënduar dy police ku njëra është në gjendje të rëndë. Policët hapën zjarr dhe vranë tre palestinezët.