Site icon PORTALB

Han, Vajgëll, Kukan dhe Hovit në Bruksel biseduan për gjendjen e Maqedonisë

Komisari evropian për zgjerim dhe politikës së fqinjësisë, Johanes Han, sot u takua me deputetët evropian Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçardh Hovit, me të cilët ka biseduar për gjendjen politike në Maqedoni.

Han në pro filin e tij zyrtar në “Twitter” postoi fotografi nga takimi dhe shkroi: “Takim me deputetët evropian Kuakn Vajgëll dhe Hovit për Ish Republikën e Jugosllavisë Maqedoninë”.

Tre deputetët dhe komisari evropian ndërmjetësuan në takimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza politike.

Hana para dy javësh porositi se nga mesi i shkurtit do të vizitojë Maqedoninë.

Exit mobile version