Site icon PORTALB

As KSHZ nuk e di sa mund të zgjatë pastrimi i Listave zgjedhore

KSHZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje ka miratuar rregulloren e metodologjisë për qasje të plotë, fshirje apo ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore. Megjithatë ende nuk ka datë konkrete se deri kur KSHZ mund ta kryejë punën dhe të dalë me rezultatë konkrete.

Në një prononcim për Portalb, nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca thotë se nuk mund të jep afat të caktuar.

“Kemi shpallje publike, ku duhet të konkurojnë dy IT-kompani, të cilëve do t’u bashkangjitet edhe një ekspertë tjetër për ta bërë krahasimin e zonave zgjedhore. Nuk e dimë ende, nuk kemi afat të caktuar. Javën e ardhshme ne duhet të fillojmë me krahasimin e zonave”, sqaroi për Portalb Prekopuca.

Çka parasheh metodologjia?

Sipas metodologjisë së propozuar nga KSHZ e që mori tani dritë jeshile edhe nga të gjitha partitë, lista zgjedhore do të shqyrtohet në disa faza. Procedura do të fillojë me krahasimin e listës zgjedhore të cilën aktualisht e kemi me listën e zgjedhjeve të fundit të mbajtura në vend.

Në fazën tjetër, do të bëhet kryqëzimi i informatave nga 13 institucione relevante, për të marr numrin e saktë për personat për të cilët nevojitet kontrollimi në terren – që i takon fazës së tretë.

Sipas analizave të KSHZ, numri i kontrolleve në terren mund të jetë i madh dhe do të arrijë deri më 100 mijë (për amvisëri)./Portalb

Exit mobile version