Site icon PORTALB

Basha: Rama i frikësohet reformës në drejtësi

Lulzim Basha

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha e ka nisur diskutimin me reformën në drejtësi, për të cilën tha se kryeministri Rama i trembet miratimit të saj, për shkak se – siç tha, – askush nuk ka më shumë nevojë gjatë ditëve të sotme për gjyqtarë të korruptuar, sesa vet kreu i ekzekutivit, duke qenë se kupola e drejtuar prej tij i ka futur duart në miliona euro koncesione.

“Më lejoni që edhe sot në nisje të fjalës t’i kushtoj pak kohë një procesi me rëndësi themelore për cilësinë e jetës së qytetarëve, për sigurinë e tyre, të pronës dhe fëmijëve të tyre, për sigurinë e tenderave që vidhen e shpërdorohen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij.”

“Ky është procesi i reformës në drejtësi, i cili edhe pse nisi në mënyrë të njëanshme si një mashë për të kapur gjykatat nga Edi Rama dhe kupola e tij, përsëri, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar dhe qëndrimin e qartë të PD-së, arriti të kthehet në çështjen kryesore të ditës. A është reforma në drejtësi, një prioritet për Edi Ramën?’

“Përgjigjja gjithsesi nuk paragjykon atë që kërkoj sot, që të lërë mënjanë propagandën aty ku faktet nuk i ecin më. T’i kthejë përgjigje ftesës sime për t’u ulur si përfaqësues të politikës në vend dhe për t’i dhënë vendit reformën në drejtësi, ashtu siç e meriton Shqipëria dhe shqiptarët, dhe jo siç e duan palët”, tha kryeopozitari Basha.

Exit mobile version