Djaloshi i vogël kishte filluar të vjella dhe goja tij kishte filluar të bymehet. Nëna e tij Vikki Arthur tha se ishte “e tmerrshme”, të vjella si ajo e çunit të saj nuk kishte parë ndonjëherë.
Sonny tani është duke u ushqyer përmes një tubi, pasi kaloi tre ditë në kujdesin intensiv duke luftuar për të mbijetuar, transmeton lajmi.net.
Prindërit e fëmijës kanë thënë: “. Ne ishim duke ngrënë darkë dhe dëgjuam ulërimat e tij, u ngritëm nga tavolina dhe pamë Sonnyn duke vrapuar shkallëve poshtë. Fillimisht menduam se ai e kishte goditur fytyrën e tij, sepse goja e tij kishte filluar të bymehet dhe ngjyra e fytyrës i ishte nxirë.”
“Ishte e vjellura më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë. Fytyra e tij nuk do të më largohet nga mendja për gjatë tërë jetës sime.”
Nëna e tij kishte mbaruar me detergjent pastrimin e banjos, dhe e kishte lënë afër kabinës së dushit . Por Sonny e ngatërroi atë me limonadë, dhe kristalet që ishin brenda në shishe kanë pasur efekt shkatërrues.
Mjekët nuk ishin në gjendje për ta neutralizuar acidin, pastaj tymi u përhapë në mushkëritë e tij duke i’a bërë të vështirë frymëmarrjen.
Efektet e detergjentit do të jenë të përjetshme dhe Sonny detyrohet për të shkuar në spital çdo dy javë.
Babai i tij shtoi: “Është e vështirë për ta përcaktuar se sa copëza kristali ka në mushkëri sepse aparati fotografik nuk ka mundësi të futet aq poshtë. “Mirëpo për Sonnyn ky do të jetë një udhëtim i gjatë dhe i ngadaltë. Ai është një fëmijë i vogël por i guximshëm.”
– See more at: http://lajmi.net/6-vjecari-qe-po-lufton-per-jete/#sthash.aWadnUAc.dpuf