Site icon PORTALB

Emigrantëve u ndalohet që pa pasaportë ta kalojnë kufirin e Maqedonisë

Emigrantët

­Regjistrim i standardizuar i emigrantëve përgjatë rutës perëndimore ballkanike sot është kontraktuar në mbledhjen e punës së drejtorëve të policive të Maqedonisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Serbisë. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Goranço Savovski në konferencën për shtyp pas mbledhjen informoi se është vërtetuar domosdoshmëria për standardizimin e regjistrimit të emigrantëve përgjatë rutës dhe vendosjes së kritereve të qarta dhe të përbashkëta, njofton MIA.

Personat të cilët nuk kanë pasaporta, mbajnë pasaporta të falsifikuara ose të cilët japin informacione të gabuara për identitetin ose vendin nga i cili vijnë, siç tha, nuk do t’iu mundësohet tranzit.

“Në takimin e sotëm, së bashku konstatuam se sistemimi i nëpunësve të huaj policorë në kufirin tonë jugor drejt Republikës së Greqisë jep rezultate pozitive dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Savovski dhe shtoi se kjo iniciativë rajonale mbetet e hapur për përfshirje të nëpunësve policorë edhe nga vendet e tjera të cilët janë të prekur nga këto rrjedha emigruese. Zëvendësdrejtori i policisë austriake, gjenerali Franc Lang tha se është e nevojshme të punohet së bashku për zvogëlimin e fluksit të njerëzve të cilët kanë mundësi të vogla ose aspak nuk kanë mundësi për të marrë të drejtë të azilit.

“Gjatë pesë muajve të fundit kanë tranzituar rreth 780 mijë persona, ndërsa në 13 muajt e fundit ka pothuajse 100 mijë kërkues të azilit në Austri. Autoritetet tona javën e kaluar sollën vendim për zvogëlimin e kuotës së azilkërkuesve për 37.500 persona”, tha Franc Lang, duke shtuar se për momentin Austria është vendi i dytë më i prekur në Evropë. Suedia ka 16 kërkues të azilit në njëmijë banorë, Austria rreth dhjetë, ndërsa Gjermania rreth shtatë, sqaroi ai. Sipas tij, është koha që të konfirmohen standardet e përbashkëta për regjistrim të emigrantëve me qëllim të këmbimit të këtyre të dhënave. Ai i përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë dhe paralajmëroi mbështetje shtesë në pajisje, teknikë dhe personel për hapat e ardhshëm.

Exit mobile version