Site icon PORTALB

BIRN: Të gjitha afatet zgjedhore ende janë në tavolinë

Përfundoi paraqitja e diasporës për zgjedhjet presidenciale

Në Maqedoni ka turbulenca politike, megjithatë duhet të përfundohet se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 24 prill. Deri më 14 shkurt, ashtu siç brifojnë burimet diplomatike të BIRN-it, çdo ambasador i BE-së duhet të dërgojë mendim të tij deri te komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në lidhje me atë se a mundet të mbahen zgjedhjet në kushte të lira dhe demokratike në prill. Njëkohësisht në Maqedoni pritet që të arrijë një ekip nga Brukseli i cili do të evoluojë me zbatimin e propozimeve të raportit të Pribesë, transmeton Portalb.

BE dhe SHBA, më së vonti deri më 20 shkurt duhet që bashkërisht të vlerësojnë se sa janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në prill në bazë ë tre kriteriumeve të cilat kanë qenë të shkruara në letrën që ia kanë dërguar kryeministrit teknik, Emil Dimitriev dhe katër liderëve politik, nënshkrues  të marrëveshjes së Përzhinos, përcjellë Portalb.

Kriteriumet kanë të bëjnë me detyrimet e Marrëveshjes së Përzhinos: reformat zgjedhje dhe pastrimi i Listës Zgjedhore, reformat në media dhe masat që do të garantojnë ndarjen e shtetit nga partitë politike.

Vendimi përfundimtar se a do të ketë datë të re për zgjedhjet duhet të sjellët në takimin e komisarit Han me liderët e katër partive më të mëdha politike në vend, Gruevskin, Zaevin, Ahmetin dhe Thaçin, ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë në gjysmën e dytë të këtij muaji. Datë e saktë ende nuk është caktuar se kur do të mbahet takimi, megjithatë burimet e BIRN-it, thonë se takimi do të mbahet më 19 shkurt.

Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu: BIRN

Exit mobile version