Site icon PORTALB

Përgjigjet Hoxhë Shefqet Krasniqi: Gruaja ime vozit veturë (Video)

Shefqet Krasniqi

Shefqet Krasniqi

Shefqet Krasniqi u është përgjigjur akuzave publike se ai është kundër vozitjes së veturave nga femrat. 

Në një video të publikuar në Youtube, Krasniqi tregon se është pro grave shofere. 

Krasniqi ka treguar se gruaja e tij ka leje dhe vozitë veturë. “Ua qojmë një selam se na në jetën tonë nuk kemi me thanë kurrë se gruaja nuk bën me vozitë. Unë them, femrat duhet të vozitin. Femrat duhet me vozitë për shumë shkaqe. Dobitë janë të shumta dhe është zor me i numru”, ka thënë Krasniqi. 

“Gruaja ime ka lejen e kerrit dhe vozitë kerrin”, ka shtuar ai./Portalb

Exit mobile version