Site icon PORTALB

Presidenti Nishani u takua me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dje në Durrës organizoi një drekë pune për drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, njofton Malësia.ME.

Në takim është biseduar kryesisht për problemet me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Mal të zi.

Presidenti premtoi angazhim të Shqipërisë në përmirsimin e statusit aktual të shqiparëve, i cili nuk është në nivelin e kënaqur.

Në takim u fol edhe për nevojën e platformës së përbashkët të cilën janë duke e punuar partitë shqiptare. Nishani ofroi përkrahje për të gjitha iniciativat politike që do të jenë rezultat i angazhimit të përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

Exit mobile version