Site icon PORTALB

Erdogan: ISIS-i nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin

Rexhep Tajip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan

​Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite në Kili deklaroi se ISIS-i, i cili ka shpallur të ashtuquajturin “Kalifatin Islamik” në Irak dhe Siri, nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin.

“Islami nuk lejon terrorizmin. Islami dhe terrorizmi nuk shkojnë bashkë. ISIS-i është organizatë terroriste dhe nuk ka të bëjë me Islamin”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibet, që u zhvillua në Santiago.

Kreu i shtetit turk, aktualisht gjendet në turin e tij në shtetet e Amerikës Latine.

Erdogan deklaroi se ata të cilët lidhin Islamin me terrorizmin në fakt kanë inkurajuar organizatat terroriste.

“ISIS-i me veprimet e tij po dëmton Islamin”, tha Erdogan duke shtuar se ndërlidhja e terrorizmit me religjionin ose ndonjë grup etnik, përforcon ksenofobinë dhe racizmin.

Exit mobile version