Site icon PORTALB

Konfirmohet rasti i katërt i virusit Zika në Spanjë

Virusi Zika

Mediat spanjolle kanë raportuar se qytetari spanjoll u infektua gjatë qëndrimit të tij kohët e fundit në Amerikën Latine, ku thuhet se pacienti dy javë më parë iu drejtua mjekëve në lidhje me simptomat e zakonshme të virusit.

Burri i infektuar i moshës mesatare u ftua për kontrolle shtesë për të parandaluar përhapjen e infeksionit, transmeton Klan Kosova.

Tre rastet tjera të virusit Zika në Spanjë janë regjistruar tek personat të cilët janë kthyer kohët e fundit nga vendet e Amerikës Latine.

Exit mobile version