Site icon PORTALB

Zaev: Çështja e mediave duhet të zgjidhet deri më 19 shkurt

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Zoran Zaev

Në një takim me qytetarët e Shtipit, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka pohuar se janë intensifikuar punët për zgjidhjen e çështjes së mediave, transmeton Portalb.

“Ambasadorët kanë paralajmëruar se deri më 19 shkurt çështja e mediave duhet të zgjidhet, që t’u jepet në kohës gjasë fer për përfaqësimin e partive politike”, tha ai.

Zaev tha se ata janë pajtuar për metodologjinë e pastrimit të listave zgjedhore pasi që këtë e kishte bërë edhe VMRO-DPMNE.

“Kur të rregullohet gjithçka, do të shkojmë në zgjedhje, por duhet të jenë fer. Atë që e rekomandon edhe Evropa në raportin e fundit, duke kushtëzuar rekomandimin me mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Ky është edhe qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Përzhinos”, theksoi mes tjerash Zaev./Portalb

Exit mobile version