Site icon PORTALB

Rama takon Metën një ditë para seancës plenare

Edi Rama dhe Ilir Meta

Edi Rama dhe Ilir Meta

Si çdo të mërkurë, edhe sot kryeministri Rama është takuar me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit. Rama shkon çdo të mërkurë tek zyra e aleatit të tij Meta, një ditë para seancës plenare.

Rama dhe Meta bisedojnë kokë më kokë lidhur me qëndrimet e unifikuara që do të mbajë mazhoranca në seancën plenare të së enjtes. Takimi mes tyre çdo të mërkurë, zhvillohet prej disa muajsh.

Exit mobile version