Site icon PORTALB

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Komisione Kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca duhet të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për punë dhe politikë sociale, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni ligjdhënës-juridik, njofton MIA.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencës dhe sport janë shumë pika midis të cilave edhe Propozim-ligji për themelimin e Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në lexim të dytë. Para Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të jenë 27 pika midis të cilave plotësimet e Ligjit për tokë ndërtimore dhe të Ligjit për ndërtim, të dy në lexim të dytë, si dhe propozim ndryshimet e Ligjit për strehim, të Ligjit për aktivitete komunale në lexim të parë.

Deputetët e Komisionit për punë dhe politikë sociale duhet të debatojnë për 16 pika midis të cilave për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësime të ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor, për marrëdhënie të punës, për mbrojtje të fëmijëve, të gjithë në lexim të dytë.

Komisioni ligjdhënës-juridik duhet të debatojë për shumë pika të cilat janë në rend dite dhe në komisionet e tjera.

Exit mobile version