Në disa momente më vjen keq që e kam tradhëtuar publikun”, këthtu ka deklaruar gazetari dhe autori i kollumnës “Sakam da kazham” (Dua të them) Goran Mihajllovski. Ai pranon se ka “tradhtuar” publikun me vendimet e tij editoriale, por megjithatë thotë se nuk e ka “gënjyer” asnjëherë atë.
Ai për Programin 200 të gazetarit Nazim Rashidi ka pranuar se për shkak të presioneve ka minimizuar zhvillime të rëndësishme politike.
“Jo se i kemi fshahur por i kemi zbutur dhe në disa raste i kemi thënë ndyshe”, thotë Mihajllovski në intervistën që do transmetohet sonte në Alsat m, në ora 22.30. Këtë e tha në intervistën e parë televizive pas largimit nga gazeta “Vest”.
Goran Mihajllovski, në rrëfimin e tij të parë televiziv, flet hapur për largimin nga gazeta “Vest” e cila u themelua prej tij, u bë gazeta më e shitur në vend por me ardhjen e pronarëve të rinj, atij në fund të vitit 2015 nuk iu vazhdua kontrata.
Gazetari dhe autori i kollumnës “Sakma da kazham” (Dua të them) Goran Mihajllovski jo gjithmonë ka qenë mirëkuptues ndaj kërkesave shqiptare. Por tani thotë se zgjidhja për Maqedoninë është dygjuhësia.
Sipas tij mësim i gjuhëve të njëri-tjetrit duhet të fillojë për të gjithë që në shkollat fillore sepse njohja e gjuhëve është vetëm përparësi. Gjatë intervistës ai tha se ndihej i “frustruar” që nuk e dinte shqipen dhe se duhej të komunikonte me përkthyes.