Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se koalicioni qeverisës është në konsulta të ngushta për zgjedhjen e tij President, dhe se faza e zgjedhjes, sipas tij, është në fazën përfundimtare.
Ai tha se kjo do të ndodh brenda muajit shkurt, raporton lajmi.net.
“Do të respektohen të gjitha procedurat kushtetuese. Zgjedhja ime do fuqizojë institucionet e vendit”, tha Thaçi.
Ministri i jashtëm kosovar duke folur për takimin e tij me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin institucionet e Kosovës, marrëveshjet në Bruksel dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit.