Site icon PORTALB

Çështja e mediumeve, LSDM duhet ta dorëzojë propozim-ligjin për reforma në media

Piter Van Hojte, Klubi i Deputetëve - Shkup
LSDM sot deri te partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos do të dorëzojë propozim ligj për mediat, për çka do të duhet të mbahet edhe takim i grupeve punuese. Deri më tani nuk ka termin për takim, ndërsa pritet që deri më së voni ditën e nesërme të takohen grupet e punës, transmeton Portalb.

Propozim-ligjin që e përgatit LSDM, duhet t’i përmbajë propozimet dhe vërejtjet të cilat lehtësuesi belg, Piter Vanhojte i prezantoi në mesin e dhjetorit.

Deri më tani, ende nuk ka lëvizje të qëndrimeve nga ana e dy partive, për reformat në mediume.

/Portalb

Exit mobile version