Site icon PORTALB

Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frashëri

Kristo Frashëri

Kristo Frashëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar se është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Historiani i dalluar, Kristo Frashëri, ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare.

Ai është autor i dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referateve historike, vëllimeve dokumentare dhe monografive shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Profesor Frashëri ka shkruar pothuasje për të gjitha momentet kyçe të Shqipërisë dhe figurat kryesore të saj, që nga Skënderbeu te Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu, që nga Lidhja e Prizrenit e pavarësia e Shqipërisë, te historia e Çamërisë, e Kosovës apo ajo e shqiptarëve të Maqedonisë.

Exit mobile version