Site icon PORTALB

Radovish, do të ndërtohet stacioni për pastrim dhe do të rikonstruktohet rrjeti i kanalizimit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i komunës së Radovishit Sashko Nikollov, dhe drejtori i NPK “Pllavaja” – Radovish Dragi Milenkov, sot e nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit “Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit prioritarë të kanalizimit në komunën e Radovishit. ”

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes për ndërtimin e këtij objekti infrastrukturor është 6.700.000 euro, ndërsa mjetet janë të siguruara përmes Instrumentit të BE-së për ndihmë paraqasëse (IPA) i parashikuar në kuadër të Programit operativ për zhvillim rajonal 2007-2013 (pjesa: mjedisi jetësor) dhe i koofinacuar nga buxheti i R. së Maqedoni.

Me këtë projekt do të sigurohet pastrimi i ujërave të zeza urbane në Radovish dhe lagjen Raklish me çka do të kontribuohet drejtpërdrejt në mbrojtjen e ujërave të Lumit të Vjetër (Strumeshnica). Njëherësh, do të kryehet edhe ndarja e një pjese të kanalizimit të mbeturinave dhe atij atmosferik që do të mundësojë  funksionimin më efikas të stacionit për pastrim.

Projekti i ndërtimit do të fillojë që të zbatohet gjatë muajit shkurt, ndërsa do të përfundojë deri në korrik 2018 për shkak të periudhës së garancisë prej një viti.

 

Exit mobile version