Site icon PORTALB

Ramadani: Nuk ndalemi vetëm me këtë fitore

Trajneri Ramadani me mbrojtësin Curri

Trajneri Ramadani me mbrojtësin Curri

Trajneri i Flamurtarit, Zekerija Ramadani është shprehur i lumtur për fitoren e arritur në shtëpi ndaj Teutës.

Tekniku shqiptar nga Maqedonia në një prononcim për SuperSport përgëzoi lojtarët për lojën e zhvilluar, ndërsa theksoi që do të vijojnë më rezultatet pozitive për arritjen e objektivit.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim parasysh se me cilin ekip kishim të bënim, e dinim vlerën e Teutës, ndeshjes, me këtë fitore ndryshe do të na shohin në kampionat. Vlerën e tre pikëve na dhanë besimin. Jam i bindur se me punën që bëjmë dhe kualitetin që kemi, objektivi do të jetë shumë i arritshëm.

Trajneri shkupjan që ka filluar një aventurë të re në kampionatin shqiptarë, ka folur edhe për reparitin e mbrojtjes ku ka disa mungesa shkaku i të lënduarve, por dhe për sulmin që akoma i duhet kohë për të punuar.

“Derisa të kthehen Curri dhe Berisha, do të bëjmë eksperimentë në mbrojtje. Dua të kem sa më shumë konkurencë në këtë repart kështu do e lodh unë kokën për të zgjedhur titullarin.  Çerkini ka luajtur dobët ndaj Tiranës , ndërsa Kristi nuk është në gjendje fizike akoma. Na duhet pak kohë të punojmë me sulmin. Me këtë fitore do ta kemi dhe më lehtë në vazhdim”.

Exit mobile version