Site icon PORTALB

Babai paraqet 10 vjeçarin të humbur nga lagjja e Dizhonit në Shkup

Djaloshi i humbur

Ka humbur sot 10 vjeçari Muhamet Fetai nga lagjja Dizhon e Shkupit. Prindi i Muhametit, Fetah Fetahi, njofton mediat se djali i tij ka dalë nga shtëpia rreth orës 13:00, dhe se prej atëherë nuk është kthyer në shtëpi.

Rastin e ka paraqitur edhe në polici, dhe ka apeluar deri tek të gjithë ata që kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e Muhametit, ta kontaktojnë atë në numrin: 070/814 892

Exit mobile version