Kontrolle te shumta jane zhvilluar edhe nga Shqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në lokale nate, pika të lojrave të fatit por dhe automjete.
Jane kontrolluar 6 lokale nate “Tallava”.
3 Pika te lojrave te fatit.
87 automjete, ku jane kontrolluar gjithe personat qe udhetonin ne këto automjete kryesisht te rinj për armembajtje pa leje e lënde narkotike.
Janë shoqëruar për verifikim 37 persona.
Kontrollet ne rruge
Kontrollet policore kanë patur si objekt kryesor kontrollet për përdorimin e pijeve alkolike duke përdorur dragerin si dhe matjen e shpejtësisë me Radar në qendrat e banuara dhe jo vetëm.
Si rezultat i kontrolleve me aparatet alkolmatëse në dy ditët e fundjaves janë testuar më shumë se 800 drejtues mjetesh. Janë angazhuar 60 forca policie te komisariatit rajonal dhe 7 specialistë shërbimesh.
Shifrat
Si rrezultat i kontrolleve u bë arrestimi ne flagrancë i 10 drejtueseve të automjeteve.
Pezullimi i lejes se drejtimit për 36 drejtues mjetesh,
22 raste janë ndëshkuar për komision,
si dhe janë bllokuar 12 automjete.
Më konkretisht:
8 drejtueseve të mjeteve të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur mbi masen 0,5%.
U pezulluan 16 leje drejtimi, pasi drejtuesit e mjeteve u konstatuan nën ndikimin e alkolit në masen 0,3-0,5% .
Konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara matur me radar në qytet dhe në autostradë 20 drejtues mjetesh të cilëve iu pezullua leja e drejtimit.
Të arrestuar pasi janë konstatur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi 2 shtetas.
Konstatuar pa dokumentacion të rregullt dhe ndëshkuar për komision 22 raste ( semafor+ kontroll teknik + xhama të zinj)
Te konstatuar si mjete debitor 12 mjete , ku më pas është bërë ndalimi administrativ i mjetit, njofton Oranews.tv.