Site icon PORTALB

Një i ri palestinez vritet nga forcat izraelite

Forcat izraelite

Ushtarët izraelit kanë vrarë një të ri palestinez në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor me pretendimin se ka hapur zjarr, raporton Anadolu Ageny (AA).

Në deklaratën e ushtrisë izraelite, theksohet se një palestinez ka hapur zjarr në pikën kontrollit në afërsi të vendbanimit hebre Beit El dhe se në ngjarjen janë plagosur 3 izraelit. Njoftohet se i riu palestinez për të cilin pretendohet se ka hapur zjarr është vrarë nga ana e ushtarëve izraelit.

Kolonët hebrenj në muajin gusht të vitit 2015 i vendosën zjarrin shtëpisë së familjes Devabishe në Nablus, ku si pasojë e ngjarjes humbi jetën nëna, babai dhe foshnja 8 muajsh, ndërsa fëmija tjetër 4 vjeçar arriti të shpëtonte.

Tensioni i cili filloi me ngjarjen në fjalë, me bastisjet ndaj xhamisë Al-Aksa janë rritur dhe përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme. Që nga fillimi i muajit tetor, me demonstratat në rajone të ndryshme të Gazës dhe Bregut Perëndimor përleshjet kanë arritur përmasa serioze dhe janë vrarë dhe janë plagosur shumë palestinezë.

Exit mobile version