Site icon PORTALB

Gjatë muajit janar në Detin Egje kanë humbur jetën 158 refugjatë

Refugjatët - refugjat

Me shpresën për të mbërritur në Europë në muajin janar 158 refugjatë të cilët braktisën vendet e tyre për arsye të luftës së brendshme, apo për arsye ekonomike dhe të destabilizimit politik kanë humbur jetën duke u mbytur në ujërat e Detit Egje apo nga hipotermia, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më sot humbjet e jetëve të refugjatëve të cilëve iu përmbysën ëndrrat gjatë kalimeve ilegale në Detin Egje më së shumti kanë ndodhur gjatë janarit të vitit 2016.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-ka marrë mësohet se pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë që kanë ndodhur vazhdojnë ende udhëtimet e shpresës që refugjatët ndërmarrin me shpresën për të kërkuar azil në Europë, pasi kanë mbetur të detyruar të braktisin vendet e tyre për arsye të ndryshme.

Refugjatët, pasi vendet e Europës deklarojnë se do të marrin një numër të caktuar të refugjatëve ata nisën të përdorin Detin Egje duke marrë parasysh edhe rreziqet.

– Humbjet e jetëve më së shumti janë shënuar në kalimet ilegale drejt ishullit Lesbos-

Shumica e refugjatëve që janë nisur drejt këtij udhëtimi të shpresës në muajin janar kanë humbur jetën më së shumti në ujërat territoriale turke. Theksohet se janë 113 persona duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa nga ujërat greke 45 persona që kanë humbur jetën duke u mbytur apo për arsye të hipotermisë.

Ndërsa vihet në dukje se janari i vitit të kaluar ka qenë muaji i vetëm ku nuk ka patur humbje të jetëve të refugjatëve gjatë kalimeve ilegale, ndërsa vdekjet e muajit janar 2016 theksohet se kanë qenë më shumë se vdekjet në total të vitit 2014 dhe vdekjet e ndodhura për 9 muaj në vitin 2015.

Gjithashtu theksohet se nga 113 refugjatë të cilët kanë humbur jetën në ujërat turke, 96 prej tyre kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të mbërritur në ishullin Lesbos të Greqisë.

Në mesin e këtyre të tërheq vëmendjen se vetëm në dy ngjarje të ndodhura kanë humbur jetën afërsisht 70 refugjatë. Vetëm në ngjarjen e ndodhur më 30 janar 2016 si pasojë e mbytjes së varkës humbën jetën 39 refugjatë të cilët ishin nisur nga rajoni Ayvacık i qytetit Çanakale për të mbërritur në ishullin grek Lesbos. Ndërsa në ngjarjen tjetër të ndodhur më 5 janar humbën jetën 31 refugjatë të cilët ishin nisur nga rajoni Ayvalık i qytetit Balıkesir drejt ishullit Lesbos.

Exit mobile version