Site icon PORTALB

Një shofer është lënduar pasi automjeti i tij është përmbysur në Ilindenska

Aksident

Aksident, foto arkiv

Policia kumtoi se në orën 6:30 në mëngjes në udhëkryqin e bulevardit “Iliden” dhe rruga “Nikolla Teslla” në Shkup tani për tani për arsye të panjohura automjeti “Opel korsa” me targa të Shkupit është përmbysur.
Shoferi është lënduar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, pastaj në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.
Policia bën ekspertizë në vendin e aksidentit.
Exit mobile version