Site icon PORTALB

Një vjetori i “Shërbimeve të huaja sekrete”: Gruevski i kthen në skenë

Sherbimet e huaja sekrete

Sot mbushet plotë një vjet që kur ish kryeministri Nikolla Gruevski ju drejtua qytetarëve të Maqedonisë (31 janar 2015) ku potencoi se shërbimet e huaja sekrete kanë ndërhyrë në politikën e brendshme të Maqedonisë, transmeton Portalb.

Gruevski për aferën e përgjimeve gishtin e drejtoi ka shërbimet e huaja sekrete menjëherë pas rastit “Puç”, para fillimit të publikimit të “Bombave të opozitës”.

Shërbimet sekrete në vazhdimësi pas çdo publikimi të “bombave” ishin të pranishëm në retorikën e VMRO-DPMNE-së, derisa kriza eskaloi dhe faktori ndërkombëtarë hyri në skenë.

Megjithatë, as në fjalimin e tij të fundit nuk harroi “shërbimet e huaja sekrete”.

“Kaluam një vit në të cilin dikush duke përdorur LSDM-në deshi ta rrëzon VMRO-DPMNE-në, ta destabilizon Maqedoninë. Gjithçka ishte e përgatitur, por siç e dimë nuk ekziston përsoshmëri në krim. Mirëpo në këtë rast mungoi diçka, që është dëshmuar gjatë historisë ose e kanë harruar, është populli. Pas gjithë lojrave, trukimeve, 3 muaj para zgjedhjeve të parakohshme, Maqedonia dhe VMRO-DPMNE janë më të bashkuar se kurrë. Mendojë se pas kësaj, gjatë kohë, një politikani nuk do t’i bie ndërmend të vijë në pushtet me mashtrime, më bashkëpunime më shërbimet e huaja sekrete, me kriminelë, me falsifikatorë, me “Causha”, “Vanhojtovca”, “Katica”, me shitës të mjegullnajave, qëllimi i të cilëve është reketimi i biznismenëve në qytetin e tyre” (Gruevski 24 janar 2016).

Ai i pari përmendi “shërbimet e huaja sekrete”, vitin e kaluar, kur MPB nën udhëheqjen e Gordana Jankullovskës kishte ngre padi penale kundër Zoran Verushevskit- ish drejtor i DSK-së, Zoran Zaev dhe 4 persona tjerë, për rastin “Puç”. Ja çfarë kishte thënë Gruevski po atë ditë.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kam nga MPB pas përgjimeve qëndrojnë “shërbimeve të huaja sekrete” bashkëpunëtor i parë i të cilëve është Zoran Verushevski, i cili ka krijuar rrjet agjenture në Maqedoni. Kur Zaev nisi me kërcnime ndaj meje, MPB ftoi ekspertë cilësor për këtë problematikë të cilët konstatuan se kryerës të panjohur ilegalisht kanë përgjuar nga lokacione të ndryshme duke shfrytëzuar pajisje të telefonave lokacioni i të cilëve ndërrohet dhe funksionin me principin e klonimit të stacioneve bazë. (Gruevski, 31 janar 2015)

Më 25 shkurt, vitin e kaluar Gruevski ka përsëritur këto fjalë.

“Maqedonia ishte objekt i përgjimeve nga shërbimet e huaja sekrete, ka mesi i vitit 2014, për këto materiale ishte interesuar Zoran Zaev, i cili u mundua të impononte Qeveri teknike. Fajtorët janë arrestuar. Për të tjerët do të ketë process gjyqësor”

Në pyetjen e gazetarëve se cili shërbim sekret ka përgjuar, ai ka thënë se nuk do të përgjigjet për shkak interesit të hetimit.

Për atë se a do të ngre padi penale për shërbimet e huaja sekrete dhe se a do të largohen diplomatët ekëtyre shteteve Gruevski është përgjigjur se “atë që e kam pasur e kam publikuar”, ndërkaq në pyetjen se a do të mbajë përgjegjësi dikush për ndërhyrjen e shërbimeve tjera në sistemin tonë, Gruevski ka thënë se, “me rëndësi është se kryerësit janë zbuluar”.

Lideri VMRO-DPMNE-së, aso kohe në cilësinë e kryeministrit disa herë përmendi “shërbimet e huaja sekrete”, por asnjëherë nuk potencoi emrat e tyre.

Shërbimet sekrete të vendeve tjera janë edhe në rastin “Puç”, ku të akuzuarit fajësohen për spiunazhë,

Në seancën për vlerësimin e akt akuzës të rastit “Puç”, avokatët e të akuzuarve para gjyqit thanë se akuza nuk mbanë, në mes tjerash askund nuk është përmendur për cilin shërbim sekret ose shtet kanë bashkëpunuar.

Exit mobile version