Site icon PORTALB

Erdogan kërkon takim me Putinin pas pohimeve se aeroplani rus e ka shkelur hapësirën ajrore turke

Erdogan dhe Putin

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi mbrëmë se do të kërkojë takim me presidentin rus Vladimir Putin pas incidentit, në të cilin sipas Turqisë pardje një aeroplan ushtarak rus Su-34 e ka shkelur hapësirën ajrore turke.

“I thashë Ministrisë së Punëve të Jashtme ta përcjellë dëshirën time të takohem personalisht me zotin Putin. Ende nuk ka përgjigje të kësaj”, tha Erdogan  para gazetarëve të aeroportit, para se të udhëtojë për vizitë në Amerikën Latine.

Të dy presidentët nuk janë takuar pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga ana e gjuetarëve turq pranë kufirit të Turqisë me Sirinë  në nëntor të vitit të kaluar. Ai incident ishte arsye për krizën e madhe në marrëdhëniet bilaterale, e cila  zgjat ende.

“Përderisa shkeljet e tilla, të kahëzuara drejt sovranitetit të Turqisë vazhdojnë, Rusia do të duhet ta mbajë përgjegjësinë për pasojat. Duke pasur parasysh atë se shkelja e hapësirës ajrore ndodh edhe në hapësirën e NATO-s. Aleanca, gjtihashtu, e ndjek situatën”, tha Erdogan.

Sipas tij nga “hapat e tilla të papërgjegjshme” nuk kanë interes as Rusia, as marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s, as paqja në rajon.

Turqia pohon se aeroplani ushtarak rus Su-24 e ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe për shkak të asaj ishte dërguar thirrje deri te ambasadori rus në Ankara.

Ashtu siç është cituar në kumtesën e MPJ-së turke, piloti i aeroplanit rus është paralajmëruar në gjuhën ruse dhe angleze para se të hyjë në hapësirën ajrore të Turqisë.

Turqia pohon se incidenti me aeroplanin rus ka ndodhur pardje.

Exit mobile version