Site icon PORTALB

Putin urdhëron shkecëtarët rusë të zbulojnë vaksinën kundër virusit Zika

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shkencëtarët rusë të zbulojnë vaksinën kundër virusit Zika, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse Rusia nuk rrezikohet nga ky virus, presidenti Putin ka shprehur shqetësimin se ende ekziston rreziku që përmes njerëzve që udhëtojnë me avionë nga Amerika Jugore dhe Qendrore, të sjellin virusin në vend.

Virusi Zika përhapet përmes mushkonjave në disa pjesë të Afrikës dhe të Amerikës. Simptomat e sëmundjes janë të buta dhe të ftohjes, por virusi mund të shkaktojë probleme serioze tek gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi i Zika “po përhapet në mënyrë marramendëse”.

“Ne e dimë se nuk jemi të kërcënuar nga epidemia për shkak se nuk kemi faunën natyrore ku përhapet infeksioni”, tha Veronika Skvorstova, ministrja ruse e Shëndetësisë për agjencinë shtetërore të lajmeve.

Shkencëtarët rusë shpresojnë se deri në mars do të kenë të gatshëm patentën për testim, dhe planifikojnë që vaksinën ta eksportojnë në vendet e prekura nga virusi Zika.

Sipas mendimit të mjekes Margaret Chan, drejtoreshë në OBSH, virusi Zika nga një kërcënim i butë është rritur në rrezik me përmasa shqetësuese. Udhëtarët, veçanërisht gratë shtatzëna, janë këshilluar që ti shmangen udhëtimeve në Amerikë.

Exit mobile version