Site icon PORTALB

Një tërmet prej 7.3 ballësh godet Rusinë lindore

Tërmet

Një tërmet prej shtatë ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes Rusinë lindore, deklaroi Enti Gjeologjik Amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 03:30 në thellësi prej 153 kilometra në rajonin malor të Kamchatka, 160 kilometra në veriperëndim të qendrës rajonale Petropavlovsk-Kamchatsky.

Deri më tani nuk ka raporte për viktima nga tërmeti apo për të plagosur, si dhe nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Akademia Ruse e Shkencave ka thënë se pas tërmetit të parë, pasoi një tjetër tërmet prej 5.2 ballë.

Rajoni malor Kamchatka ndodhet në afërsi të “Unazës së zjarrtë të Paqësorit” ku tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve janë shumë të shpeshta.

Exit mobile version