Site icon PORTALB

Është grabitur një irakian në stacionin hekurudhor në Demir Kapi

Në stacionin hekurudhor në Demir Kapi mbrëmë është sulmuar dhe grabitur një 26-të vjeçar shtetas i Irakut, nga persona të panjohur të cilët i kanë marrë një celular dhe 50 euro, njofton MIA.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 23:10 minuta kur grabitësit fizikisht me grushta dhe shqelma e kanë sulmuar K.F. derisa ka qenë në gjumë.
Policia sot informon se në prani të prindërit është biseduar me një person i moshës 16 vjeçare për të cilin ekziston dyshimi se është involvuar në ngjarje. Bëhet fjalë për konfirmimin e personave të tjerë eventual.
Pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të ngjarjes policia paralajmëron denoncim adekuat.
Exit mobile version