Site icon PORTALB

Mbyllet vendkalimi Mexhitlija për shkak të grevës së bujqve grek

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Mexhitlia sot do të jetë në ndërprerje disaorëshe për shkak të grevës së bujqve grekë të cilët do të vendosin mekanizëm në afërsi të kufirit.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se komunikacioni do të jetë në ndërprerje nga ora 11 deri në orën 13 dhe nga ora 18 deri në orën 20.

Kjo është bllokada e dytë e komunikacionit ndërkufitar që e bëjnë bujqit grekë ditëve të fundit. Më 26 janar ata me traktorë dhe mekanizma të tjerë bujqësorë, pranë Mexhitlisë tërësisht e bllokuan edhe vendkalimin kufitar Bogorodica/Evzoni.

Exit mobile version